“Do sjellim një qeveri të dhembshur”, Noka: Socialistët hodhën Vallen e Hajdutëve

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 18:33 | Politikë

“Do sjellim një qeveri të dhembshur”, Noka:

Flamur Noka ishte demokrati i radhës që foli për ofertën me të cilën demokratët synojnë të marrin pushtetin më 11 maj.

Teksa deklaroi se qeveria e ardhshme do të jetë e dhembshur dhe do të zgjidhë hallet e shqiptarëve, Noka ironizoi socialistët dhe takimin e tyre elektoral se ofenduan qytetarët me Vallen e Hajdutëve që hodhën në sheshin Skënderbej.

“Programi ynë ka në qendër hallet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre. Sot kemi një ofertë, një program për të shpëtuar vendin nga qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Atëherë kur e menduan se e asgjësuan Sali Berishën, ai dhe PD erdhi për të mbjellë shpresën për shqiptarët. Ai është e vetmja alternativë. Ai ja doli. Hajdutët e gjirizit festuan për plaçkën e vjedhur. Ata fyen çdo njeri që i thotë shpresës shpresë dhe familjes familje me vallen e Hajdutëve. Berisha garanton shqiptarët se do të sjellë qeverinë më të dhembshur. Vendi ynë nuk ka patur ofertë më të mirë ekonomike”, tha Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos