Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Presidenti dekretoi edhe emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave, pasi dekretoi shkarkimin e tij nga detyra e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Ndërkohë po sot, kreu i shtetit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës.
(A2 Televizion)