“Beleri” dhe vetoja greke, Rama: Edhe nëse ngërçi nuk kapërcehet, Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë për integrimin

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 12:41 | Politikë

Në konferencën për shtyp të kësaj të enjteje, kryeministri Rama foli për çështjen e integrimit dhe ngërçin e krijuar me Greqinë për çështjen Beleri.

Rama u shpreh i bindur se ky ngërç do të kalojë, por theksoi se sido të shkojë, Shqipëria nuk do të vonohet në rrugën e saj drejt integrimit.  

“Këshilli Europian nuk merr vendim lidhur me këtë. Këshilli ngarkon konferencën apo mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që në ditët e ardhshme të procedojnë nga pikëpamja formale, teknike, bazuar në raportin e progresit.

Pra, unë mbetem optimist që ky ngërç do të kapërcehet, por mbetem po i të njëjtës bindje, që kapërcehet apo nuk kapërcehet ky ngërç, Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë pasi ne do të bëjmë detyrat tona. Për më tepër, kemi edhe modelin tonë të inteligjencës artificiale. Ne do të jemi gati për BE-në shumë më shpejt sesa Bashkimi Europian të jetë gati për ne”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos