Veç përplasjes me gardistët, deputetët e opozitës dhe veçanërisht Gazment Bardhi është përplasur edhe me ish-ministren Olta Xhaçka.
Debati mes tyre ka kaluar edhe në fyerje, teksa deputeti i opozitës i ka kujtuar Xhaçkës investimet strategjike dhe fondet e AZHBR për të cilat akuzohet bashkëshorti i saj.
Debati Bardhi-Xhaçka
Gazment Bardhi: Nuk është hajdutët brenda, të ndershmit jashtë. Nuk është as me investime strategjike, as me fonde AZHBR-je.
Olta Xhaçka: Nuk dua të prish zonjëllëkun, se e di unë si e do përgjigjen ti.
Gazment Bardhi: Pa hë, jepe njëherë. Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti.
Olta Xhaçka: O legen, o burracak. Ti nuk je burrë!
Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shko bëj gati kyçet e dorës ti për në SPAK. (A2 Televizion)