Ndryshimi i rregullave në Parlament, Bardhi: Atentat ndaj demokracisë, nuk do t’i bindemi diktaturës, aksioni vazhdon

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 10:52 | Politikë

Ndryshimi i rregullave në Parlament, Bardhi: Atentat ndaj demokracisë,

Jashtë sallës së Kuvendit, pas përfundimit mes tensionit të seancës së të enjtes dhe miratimit të ndryshimeve të rregullores së Kuvendit, që do të thotë se deputetët që thyejnë rregullat do të përjashtohen jo më 10 ditë maksimumi, por deri në 60 ditë, Gazment Bardhi ka reaguar duke thënë se opozita nuk do t’i bindet këtyre ndryshimeve.

Ai theksoi se vendimi i sotëm do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. “Kuvendi, ashtu siç në këto dy muaj, nuk është salla e përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e rojeve të Edi Ramës. Sot në një atentat të vërtetë ndaj parlamentarizmit, në mënyrë të njëanshme, është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes palëve politike në kuvend, këto ndryshime bien ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Vendimi i sotëm do të dërgohet për shqyrtim në Kushtetuese.

Ne nuk e njohim këtë vendim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave për të cilat ne nuk kemi rënë dakord”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos