
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, i bëri thirrje policisë të ndalojnë atë që e quajti "terror ndaj protestuesve paqësor".
Gjithashtu, Berisha dënoi “me forcën më të madhe dhunën e narko-policisë me urdhër të Ramaduros kundër kryetarit të Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj”, shkruan A2.
“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor kundër vjedhjeve të Ramës dhe Lubisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e narko-policisë me urdhër të Ramaduros kundër kryetarit të Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe protestuesve të tjerë”, shkruan Berisha në rrjetin social. (A2 Televizion)