Gazetari Armand Maho, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Ervin Salianji e nisi lëvizjen e tij në momentin e gabuar.
“Ervin Salianji do të vazhdojë të implementojë idetë e veta derisa të vijnë zgjedhjet. Në zgjedhje pastaj do provohet. Kaq”, tha Maho.
“Salianji i ka aq mbështetës sa të mbrojë votat në të gjithë Shqipërinë. Pra, Salianji do të provohet në zgjedhje dhe nuk ka për t’ia mbyllur njeri derën. Siç nuk iu mbyll as Ilir Alimehmetit, që ishte edhe në festën e PD-së”, shtoi gazetari.
“Mos të bëjmë kot insinuata. Por, momenti që zgjodhi për lëvizjen ishte i gabuar”, theksoi më tej Armand Maho. (A2 Televizion)