Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se duhet të nisë menjëherë stina e protestave, madje theksoi se ka kërkuar edhe grevë urie në Parlament.
“Është domosdoshmëri nisja e stinës së protestave që tani. Madje, për mua është e vonuar. Unë e kam kërkuar që në fillim: protestë kombëtare, jo foltore. Në fakt, unë kam kërkuar grevë urie në Parlament”, tha Kalaja.
“Në rast se themi që këtu nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci, atëherë si do ta rrëzosh? Duhen akte ekstreme mendoj unë. Dhe së dyti, nuk jam për atë komisionin hetimor parlamentar me i mbush mendjen Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet, por ka rrugë të tjera, siç është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar. Nuk ka mënyrë tjetër. Komisioni hetimor parlamentar është totalisht dështim, për mendimin tim”, shtoi Kalaja. (A2 Televizion)