Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, PD organizon protestë para SPAK të hënën: Vegël e Ramës!

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 19:35 | Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e hënë në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

PD do të organizojë protestë ditën e hënë para SPAK, në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha.

PD u ka dërguar strukturave të PD një njoftim përmes mesazheve në cellular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos