"U zbatua urdhri i Ramës", Berisha: Krim kushtetues, Dumani ka frikë për denoncimet ndaj tij

Nga Ervin Koçi
4 Janar 2025, 14:15 | Politikë

Një ditë pasi GJKKO e vendosi në masën e sigurisë të detyrimit të paraqitjes, Sali Berisha doli përpara kamerave për të treguar arsyet përse kishte ardhur një vendim i tillë. Me fytyrës të relaksuar, si për të treguar se nuk është i shqetësuar nga drejtësia, e komentoi vendimin e drejtësisë si të motivuar politikisht.

Për personat që mbështetën këtë masë sigurie, nuk nguroi t’i akuzonte live.

Sipas vendimin, dy herë në muaj Berisha duhet të paraqitet pranë Oficerëve të Policisë Gjyqësore, por për kryetarin e PD-së, një vendim i tillë do ta fuqizojë edhe më shumë politikisht.

Ndryshe nga sa bëri herën e parë, tani më Berisha tha se do ta zbatojë vendimin e GJKKO-së, duke shtuar se këto materiale do të jenë shtesë e dosjes së dërguar në Strasburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos