
Ervin Salianji iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për pazare më krimin dhe PS. Në reagim, Salianji mohon të jetë pjesë e këtyre pazareve, por mendon që Berisha po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara për kreun e PD.
“Unë nuk kam përfunduar në “krahët” e askujt. Kam qenë përballë pushtetit, jo në shërbim të tij”, shkruan Saljanji, ndërsa i thotë akuzuesit të tij se "nuk përçon më besim tek demokratët".
"Ata që sot flasin për “fate” të të tjerëve duhet të shohin fatin e tyre politik: një lidership që nuk frymëzon më, që nuk fiton më dhe që i shmanget çdo përballjeje reale”, shprehet Salianji në postimin në rrjetet sociale.
Për këtë arsye sipas Salianjit, Berisha i ka bërë gabim llogaritë, pasi është i bindur se do të çmotojë atë nga drejtimi i PD dhe Edi Ramën nga qeveria.
“Lulzim Bashën e solle e mbajte dhe ta fali partinë. Me mua i ke bërë hesapet gabim: do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë. Regjimi Rama-Berisha është i përbuzur nga shqiptarët! Dhe meqë ke mbështetje, dil në garë, mos u fshih si frikacak”, shkruan Salianji. (A2 Televizion)