Berisha: Familja mafioze Avdylaj i diktoi Ramës që ta vendoste Çyrbjen në listën e Durrësit të dytin pas tij

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 13:03 | Politikë

Berisha: Familja mafioze Avdylaj i diktoi Ramës që ta vendoste

“Familja mafioze Avdylaj i diktoi Ramës që ta vendoste Çyrbjen në listën e Durrësit të dytin pas tij”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Salia Berisha në një konferencë për gazetarët pas arrestimit të Jurgen Çyrbjas, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ramës.

“Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrbjen si përfaqësues të vetin në parlament, por i diktoi Edi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji. Pra, kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë, por dhe renditjen në dytë pas Edi Ramës të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e mënjëhershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, që fshihte vrasësin e Prengës”.

Po për kreun demokrat Çyrbja nuk është peshku i madh, Sipas tij, Rama dhe McGonigal kanë porositur krime kundër opozitës.

“Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, jo, jo. Peshqit e mëdhenj janë sipër fare. Peshkaqeni është Edi Rama sepse i dëgjoj sot Çyrbja në SKY ECC ka thënë këto e ato, por sot është e faktuar, e vërtetë në dritën e diellit, se Edi Rama me kriminelin McGonigalin, me SKY ECC, ka porositur krime kundër opozitës. Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar. Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij, si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze, nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos