“Mësuesi do hipë në piedestalin që meriton”, tha Sali Berisha në takimin e fundit të kësaj dite fushate në Bashkinë e Kamzës, pasi kishte zbritur gjatë ditës nga Kruja në Fushë-Krujë.
Berisha përkthen, sipas tij, edhe ata socialistë që i thonë Ramës se “jemi shumë keq, por do të votojmë për ty”.
Berisha nuk e kaloi pa një kundërbatutë shprehjen e Edi Ramës në Peshkopi për burrat, teksa i është përgjigjur me një tjetër batutë të po atyre përmasave, por duke i kujtuar edhe Kanunin.
“Unë e di se përsëri ka socialistë apo të tjerë që thonë ne nuk votojmë. Një fermer i thoshte mua të gjitha prodhimet m’u kalbën, por unë votoj për ty. Nuk kam asnjë fjalë të rëndë për të unë, jo. Përkundrazi e mirëkuptoj, ai është i indoktrinuar. Nuk e ka kuptuar mirë se ç’përfaqëson Edi Rama. Përfaqëson një njeri kallp, një mashtrues. Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot. Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt. Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën. Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë. Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët. Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)