Mijëra besimtarë ortodoksë në Berat përkujtojnë të Premten e Zezë

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 20:55 | Politikë

Mijëra besimtarë ortodoksë në Berat përkujtojnë

Në atmosferën e shenjtë të Pashkëve, besimtarët ortodoksë beratas u mblodhën sot për të përkujtuar të Premten e Zezë ditën që simbolizon flijimin Jezus Krishtit në kryq. Ceremonitë u zhvilluan në Katedralen e Shën Dhimitrit, ku mijëra besimtarë ortodoksë u bënë pjesë e këtij rituali të rëndësishëm shpirtëror.

Pas shërbesës së mbrëmjes, e udhëhequr nga Hirësia e Tij Asti së bashku me At Joan Qako dhe At Petraq Simsia, epitafi i Katedrales së Shën Dhimitrit dhe ai i Kishës së Shën Spiridonit u mbajtën në një procesion solemn nëpër rrugën kryesore të qytetit të Beratit. Ndërsa besimtarët luteshin për shëndet, mirësi dhe paqe.

Ky ritual i përvitshëm për besimtarët ortodoks në javës së madhe shënon kulmin e dhimbjes për vdekjen e Krishtit, por edhe fillimin e përgatitjes për gëzimin e Ringjalljes në natën e Pashkës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos