Berisha i vendos emrin sheshit përpara Kryeministrisë: Kemi një mision të madh

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 19:09 | Politikë

Berisha i vendos emrin sheshit përpara Kryeministrisë: Kemi një

Ashtu si edhe në protestën përpara shtëpisë së tij, kur ishte me masës sigurie, Sali Berisha ka pagëzuar dhe rrugën përpara Kryeministrisë si “Sheshi i Lirisë”.

Në aktin e tretë të “Foltores 2” që përsëritet çdo të hënë, kreu i demokratëve, u shpreh përpara mbështetësve të tij se mision i madh është largimi i kësaj qeverie që e ka varfëruar vendin, teksa sulmoi kryeministrin se ka marrë në mbrojtje zv.kryeministren Balluku.

“Ky është Sheshi i Lirisë. Ne kemi njohur shumë pushtime, diktatura e mënxyra, por kurrë nuk jemi kthyer 100 vite pas si në këto vite. Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt. Nuk ka pasur një grup antikombëtar si sot. Jemi dëshmitarë të një krize të paimagjinueshme, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh, Edi Ramën.

U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare, të vjedhjes së 50 mln euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama tu thotë shqiptarëve se hajduti jam unë dhe paratë i kam marrë unë dhe drejtësisë i tregoj bërrylin dhe se lejoj. Nuk ka ndodhur kjo.. Cilido do të kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai. Kjo është një sasi e vogël”, tha Berisha përpara kryeministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos