Sali Berisha ka mbledhur sërish demokratet para Kryeministrisë në atë që ai e quan “Foltorja parlamentaro-qytetare”.
I sapokthyer nga Brazili, ku mori pjesë në samitin CDI, Berisha tha para qytetarëve protestues se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për rrezimin e Edi Ramës nga pushteti, shkruan A2.
Pas akuzave të ngritura ndaj numrit dy të qeverisë, Berisha inskenoi pjesë nga biseda Rama-Balluku të zhvilluara, sipas tij, në zyrën e qeverisë.
Kryetari i opozitës deklaroi se beteja e Ramës ndaj drejtësisë po bëhet për të mbrojtur veten dhe jo zv/kryeministren Balluku.
Berisha deklaroi se do të rikthehet sërish me mbështetësit e tij në shesh, deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria. (A2 Televizion)
