"Ka humbur besimi te klasa politike" - Shkurti: Duhen protesta si në 21 janar, por pa viktima

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 21:56 | Politikë

Gazetari Armir Shkurti,  i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “është për protestë masive”, si në 21 janar.

“Besoj që një plan është, por unë kam një “deja vu”. Kam protestën e 21 janarit 2011. Në 21 janar 2011 në mënyrë simetrike patëm një zëvendëskryeministër i cili u kap në bisedë me një shokun e vet që ishte ministër. S'pati asnjë lloj dokumenti, vetëm bisedë. Kjo ndodhi në një emision dhe katër ditë më vonë ne patëm një protestë në shesh me hunj, me gjithçka... Edi Rama ka thënë "unë kam siguruar të drejtën e protestës, nuk vras njerëz." Kështu që, ata njerëz që dolën me hunj në 21 janar u them hajdeni në shesh, me të njëjtin intensitet dhe bëhet një protestë e atillë. Kjo është një nga formulat që them unë. Jam për protestë masive personalisht, por kuptoj që kushtet nga të cilat vjen Partia Demokratike, nga humbja, nga mungesa e organizimit, ishte më mirë një gjë e vogël e cila rritet, sesa të rrimë të presim të ndodhë organizimi, të ndodhë kjo dhe pastaj erdhëm te zgjedhjet e tjera. Kanë thënë të gjithë, frymë antiqeveri ka plot dhe qëllimi duhet të jetë, jo heqja e Ballukut apo e Edi Ramës, për mua është rikthimi i demokracisë në Shqipëri. Shqipëria është sistem totalitarist. Shqipëria është sistem i kapur. Programi i “Shqipëria 2030” i kësaj mazhorance për mua është antishqiptar. Ka kapur zvarrë një popull me një agjendë që nuk është shqiptare”, tha Shkurti.

“Dhe për këto arsye unë jam nga ata që jam gati të protestoj. Nuk e kisha me ironi. Socialistët që morën shkopin, të dalin sërish. Mua më kanë vjedhur sistemin vëlla. Nuk e prisnim ne që tranzicioni të më sillte mua në 2025-ën çështjet e drejtësisë që s'kemi, të më sillte mua çështjet e spitaleve. Njerëzit janë në 90-ën në hallet e tyre”, shtoi gazetari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos