"Greqia synon të marrë naftën tonë"- Shkurti: Kjo në këmbim të 'PO-së' për anëtarësim në BE

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 22:37 | Politikë

Gazetari Armir Shkurti,  i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u deklaroi se "Greqia synon të marrë naftën tonë në këmbim të 'PO-së' për anëtarësim në BE”.

“Ne gjithmonë kemi humbur në tryezat diplomatike të negociatave sepse jemi edhe vend i vogël. Greqia është fuqi rajonale, bashkë me Serbinë. Kemi edhe Turqinë, ne me Maqedoninë e Veriut mund të hahemi. Ne kemi dalë edhe blof me këto gjeopolitika, siç ishte rasti i Ballkanit të Hapur. Ne nuk kemi flatra për të qenë vendi që dikton, ne mund të luajmë në mbrojtje shumë mirë. Shqipëria nëse kërkon të arrijë atë ëndrrën evropiane, varet se me çfarë kostoje. Është duke humbur identitetin nëse vrapojmë pas projektit të Ramës. Nëse ne me Greqinë humbim detin, për mua është një humbje shumë e madhe. Kemi edhe shtetin Bektashi, që është ndërhyrje në sovranitetin e vendit. Pra, janë disa fjalë të hedhura lart e poshtë, jo vetëm nga brenda Shqipërisë, por edhe nga aktorë të jashtëm, për të cilat ne duhet të jemi në mbrojtje”, tha Shkurti.

“Nuk duhet të kujtohemi kur na dalin këto gjëra. Jemi varkë shumë e vogël. Duhet të hapim velat kur fryn era dhe të mos i dalim kundër kur e shohim që mund të na copëtojë”, shtoi gazetari.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos