Politika e vjetër nuk ka ymër më. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, analisti Plator Nesturi, bazuar në operacionet e fundit kundër korrupsionit të SPAK-ut. Në A2 CNN analisti dhe gazetari Bledar Koka u përfshinë sërish në debat pas goditjeve të fundit të organit të akuzës. Nesturi thekson se edhe opozita është pjesë e korrupsionit.
“Kjo është një formë për t’i shërbyer kësaj politike të vjetër mbrojeni sa të doni por nuk ka ymër shumë. Unë po them që goditjet tregojnë që ky sistem është duke rënë dhe korrupsioni kishte hyrë aq shumë në themel dhe këtu nuk ka çfarë bën opozita se është pjesë e korrupsionit. Kini humbur aleancën me qytetarët”, tha Nesturi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në përgjigje të kësaj deklarate gazetari Koka iu përgjigj se kurrë nuk do të mbrojë askënd që është zhytur në korrupsion, por ai ngre pikëpyetje se çfarë e ka penguar SPAK-un.
“Nëse kjo është e vërtetë për mua është e patolerueshme. Kurrë nuk kam mbrojtur unë njerëz që janë kapur gafil duke vjedhur. çfarë e pengon SPAK-un? Çfarë duhet që SPAK ta bëjë këtë. Nëse SPAK është futur në lojë si rregullator politik për mua nuk është organ akuze, por republika e prokurorëve, por nëse SPAK godet korrupsionin për të goditur sistemin kjo është tjetër gjë”. (A2 Televizion)
