"Ti vjen me teza të para-fabrikuara"- Kopliku përplaset me Nesturin: Bravo të qoftë, po na bëni të ikim nga Shqipëria

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 22:28 | Politikë

Kryetari i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Tedi Kopliku, ka debatuar me analistin Plator Nesturi lidhur me aksionin e opozitës.

Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Kopliku e akuzoi Nesturin se shkonte në studio me teza të para-fabrikuara për të goditur opozitën.

Kopliku tha gjithashtu se Nesturi dhe analistë të tjerë, duke relativizuar të keqen, krijojnë idenë se opozita dhe mazhoranca janë njësoj, ç’ka sipas tij çon në humbjen e shpresës te qytetarët.

“Ju jeni një nga arsyet që njerëzit nuk dalin në protesta. Ju relativizoni. Ju nuk mbani asnjë shënim për ça flitet, sepse i dini 5 tezat që do transmetoni. Ju vini këtu me teza të para-fabrikuara. Unë po them që Foltore apo revoltore kemi folur 5 % të emisionit.

Ore zotëri, mua më intereson një drejtësi që më siguron votën e lirë. Dhe pas votës së lirë, le të iki klasa e vjetër dhe klasa e re. As ne si të rinj nuk jemi më të mirë se të vjetrit dhe as ata nuk i bën të këqinj koha dhe eksperienca që kanë pasur në politikë.

Unë sot nuk votoj i lirë. Milionat e eurove hidhen në fushatë, blihen vota dhe nuk e di SPAK-u, që po bën drejtësi historike. Mua kjo më shqetëson, jo po na bëni të ikim nga ky vend, po e bëni të pamundur të jetohet në këtë vend”, tha mes të tjerash Kopliku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos