Berisha: Integrimi i Shqipërisë në BE, ylli polar i PD. Rama kthen të shkuarën

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 14:17 | Politikë

Berisha: Integrimi i Shqipërisë në BE, ylli polar i PD. Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj Kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon që nëse opozita vjen në pushtet, procesi i integrimit në BE.

“Së pari, duhet të garantoj qytetarët shqiptarë se PD si lokomotiva e vërtetë e proceseve integruese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, në Këshillin e Europës, në NATO, institucione të tjera, si partia që mori nga Komisioni Europian për statusin e Kandidatit, ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE. Por theksoj edhe njëherë, kjo parti e konsideron këtë proces fund e krye të bazuar në meritë, ç’ka do të thotë, të bazuar në dy shtylla kryesor. Në shtetin ligjor funksional, që parakupton liri dhe të drejta të shqiptarëve të garantuara”, tha Berisha.

Ai shtoi se opozita garanton se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të jetë i pandalshëm. “Falënderoj këshillin e ambasadorëve që i dha një goditje fatale mashtrimit dhe fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030 apo 2027. Në mbledhjen e fundit këshilli i përgjithshëm i BE-së në Bruksel, i nxori karton të kuq mashtruesit. Harroje i tha se, hapen kapitujt.

Vendosi të mos hapë asnjë kapitull tjetër për Shqipërinë, vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve. Vendosi t’i informojë shqiptarët se nuk ka asnjë datë të caktuar nga Brukseli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe se Brukseli nuk pranon proces tjetër veç se të bazuar në plotësimin e kritereve dhe standardeve të BE-së. Një kusht nxorën të parën mbi të parët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe Edi Rama qarkullon si kreu i organizatës kriminale nga një sallë në tjetër me një pasaportë shqiptare sikur do të jetë kjo pasaporta Europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel. Një sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12 vjeçare, ngadalësimin dhe pothuajse ndalimin e procesit të integrimit për pothuajse 12 vite me radhë. Nuk harrojë shqiptarët fishekzjarrët, shampanjën dhe dekoratat e korrikut 2017, sikur gjoja u hapën negociatata, të cilat u hapën këtë vit. Edi Rama po heq çdo lloj filtri dhe është lëshuar nga mëngjesi në darkë në një mashtrim për qytetarët shqiptarë. Duke i garantuar ata  se ylli polar i programit të PD do të jetë interesi kombëtar dhe ai qëndron në integrimin e Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës dhe jo në BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos