Berisha ironizon deputeten socialiste: Është pensioniste me rrogë deputeti, prandaj nuk ankohet

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 18:26 | Politikë

Berisha ironizon deputeten socialiste: Është pensioniste me rrogë

“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!” Kështu u shpreh një ditë më parë e ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputetja socialiste Luljeta Bozo.

Ndërkohë, këtë të hënë, kreu demokrat Sali Berisha ka shpërndarë një video të shkurtër të saj në rrjetet sociale, ndërsa reagon duke shkruar: “Për vete merr rrogë deputeti, prandaj pensionistët janë mirë!”.

Cështja e pensioneve është nga më këtë komentuarat në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve të 11 majit nga të dyja palët politike.

Ndërkohë, në A2 CNN Bozo tha: “Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.

Ata nuk janë pak, por  një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur", tha ajo për gazetarin Andrea Danglli (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos