Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në plazh me të rinjtë në Kavajë, shkëmbeu batuta me deputetin Pandeli Majko në lidhje me foton nudo.
“Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante”, tha fillimisht Majko, shkruan A2.
Rama u përgjigj: “Jo, mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata”.
“Edhe kolegëve të PD-së i thashë: Ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne”, tha duke qeshur Majko.
Rama shtoi: “Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte ndonjë gjë”.
(A2 Televizion)