Berisha: Jemi në diktaturë, sot gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 11:45 | Politikë

Berisha: Jemi në diktaturë, sot gjykatat dhe prokuroria speciale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në forumin "Të drejtat e shkelura", deklaroi se "sot Shqipëria është vendi ku të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu dhe këtë nuk e diskuton kush".

"Tipike e një diktature. Sot gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës. Por ato, e vërteta është se zbatonin një ligj, i cili thoshte se po fole kundër partisë, ke kaq vite, po predikove besimin fetar, ke kaq vite. Ai ishte krenar se me Kushtetutë ndalonte të drejtat e njeriut, kurse këtu Kushtetuta i rreshton të drejtat, por regjimi i shkelmon ato. Sepse të drejtat kushtetuese, jo të qytetarëve, por të deputetëve shkelen në mënyrën më të egër. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat në doktrinë duhet të kenë përmbarues kryetarin e shtetit, në disa vende e kanë, janë më eproret, më supremet, hidhen në kosh kur nuk i intereson qeverisë. Kjo sepse pushteti i njishit është i panegociueshëm", u shpreh Berisha, shkruan A2.

"Është diktaturë sepse është e faktuar me të gjithë dokumentet, me qindra mijëra dokumente se këtu zgjedhjet janë farsë elektorale, nuk janë zgjedhje. Pra, nuk ka rotacion. Regjimi nuk lejon rotacionin. Është diktaturë sepse siç është faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, pushteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët, nuk ka më asgjë. Dhe në krye të kësaj sipërmarrje ndodhet njeriu që kontrollon të gjitha pushtetet", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos