Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit theksoi se “ky tërbim që ka kapur Edi Ramën është shumë i rrezikshëm për vendin” dhe shtoi se duhet votuar në Parlament një ligj për ndalimin e veprimtarive të Sorosit në vendin tonë.
“Ky tërbim që ka kapur Edi Ramën është shumë i rrezikshëm për vendin. Është gati të ndërmarrë çdo akt, pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le të fshijë fotot e Sorosit, Blinkenit dhe Yuri Kim nga rrjetet e tij, vetëm tregon se është “sfacciato”. Mendoni ju se do të paguajnë shqiptarët për një kukull të George Sorosit? Ligji për ndalimin e Sorosit është emergjencë, duhet të sillet këtu dhe të votohet”, tha Berisha.
Kreu demokrat shtoi gjithashtu se “prokurori ka lënë shumë pa futur në dosjen për Veliajn”.
“Po t’i kishte futur, ia kalonte edhe Lajla Asadit”, tha Sali Berisha. (A2 Televizion)