Në grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erjon Veliaj para SPAK-ut gjatë ditës së djeshme, për kreun i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishin policë bashkiakë të armatosur në pritje të urdhrit si edhe rrogëtarë. Sipas tij dërgimi në Durrës i Erjon Veliajt është për t’i mbyllur gojën, sikurse bëri me Lefter Kokën.
“Do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshme. E ka bërë me Lefterin e çoi Lefterin në Durrës e la aty dhe fol Lefter po deshe dhe Lefteri nuk flet. Të njëjtën gjë po i bëjnë dhe Erionit. Unë nuk kam parë asnjë militant të PS-së, por policë dhe rrogëtarë dhe kjo është e dënueshme.Protesta e demokratëve është një konferencë shtypi aty. Kurse ky dërgoi policinë bashkiake e dënueshme në çdo gjë. Të armatosur rrethuan skapin në mënyrë që po të merrnin urdhër. Por tronditës është fakti që e ka dërguar në Durrës dhe do i dërgojë “poem” që t’i mbyllë gojën funksionon në një kod mafioz të tmerrshëm”.
Berisha paralajmëroi se ka të dhëna të tjerat të cilat do ti publikojë më vonë teksa nakzuoi bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj sie ishte në garë me atë të Asadit në Siri.
"Kam të dhëna të thjerra që do i dëgjoni, se duket që Velica ka bërë garë me Lajla Asadin, 1 mln euro e kishte garderobën Lajla Asadi. Ia numëruan kur shkoi në Moskë dhe aq e kishte 867 mijë euro del e Erjon Velisë, por qindra artikuj janë përjashtuar nga skapi”, tha Berisha në një deklaratë për mediat para se të hynte në seancën e Kuvendit". (A2 Televizion)