
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, ku janë mbledhur mbështetës të opozitës në prag të protestës së thirrur nga PD para Kryeministrisë.
Në ambientet pranë selisë janë parë qytetarë të pajisur me veshje dhe mjete mbrojtëse për shiun, për shkak të motit të keq që ka përfshirë kryeqytetin.
Ndërkohë, më herët A2 CNN raportoi se rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës, e cila është paralajmëruar të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Deri në këto momente, forcat e policisë nuk kanë dalë ende në terren për të rrethuar godinat ku pritet të zhvillohet protesta.
Protesta është njoftuar të nisë në orën 19:00. (A2 Televizion)