PD: Policia ndaloi një qytetar që të merrte pjesë në protestë

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 18:05 | Politikë

PD: Policia ndaloi një qytetar që të merrte pjesë në

Partia Demokratike ka denoncuar Policinë e Tiranës pak para nisjes së protestës kombëtare të opozitës, duke pretenduar se një qytetar është ndaluar për shkak të pjesëmarrjes në tubim.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Degës 6 në Tiranë, Onelda Zefi, akuzoi policinë për “terror policor” dhe “veprim mafioz”, duke pretenduar se qytetari Ernest Kapo është ndaluar në mënyrë të paligjshme në zonën e Kombinatit, shkruan A2CNN

Sipas saj, paraditen e së njëjtës ditë, një patrullë e Komisariatit nr. 6 kishte shkuar në banesën e Kapos dhe i kishte kërkuar që të mos merrte pjesë në protestën e opozitës të planifikuar në orën 19:00.

Disa orë më vonë, policë të të njëjtit komisariat e kanë ndaluar në Kombinat, kur kishte dalë nga shtëpia për punët e veta si çdo qytetar”, deklaroi Zefi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos