Masa e arrestit ndaj Vlora Hyseni ishte kryefjala e takimit në selinë blu të Sali Berishës me deputetët. Në mbledhjen e grupit parlamentar, lider demokrat kërkoi prej të gjithë ridimensionin të aksionit opozitar pasi siç pohoi Shërbimi Informativ Shtetëror është në duart e krimit.
“Dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, të cilat faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies, Shërbimin Informativ Kombëtar, kreun e këtij shërbimi. E krahasojnë Shqipërinë me asnjë vend tjetër në Evropë”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.
Për Berishën, hetimet nuk duhet te ndalen të Vlora Hyseni por të shkojnë deri te Edi Rama, ndaj kërkoi sërish dorëheqjen e kreut të ekzekutivit. “E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës. Lexoni transkriptin, pres nesër nga Skënderi se mos ka ndonjë porosi nga kryeministri. Kryeministri, porositë Skënderit do ia jepte për Agasin. Për gjë tjetër nuk ka pse merrte shefja e shërbimit porosi nga Skënderi”, tha Berisha.
Në fjalën e tij para deputetëve, kreu i Partisë Demokratike hodhi akuza të forta, ku sipas tij Hyseni është përdorur nga Rama për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. “Emëron një njeri jashtë të gjitha kritereve, e shkarkuar nga një qeveri dhe e emëron, dhe që e ka përdorur midis tjerash edhe për të rrëzuar qeverinë e Kosovës”.
Megjithatë demokratët ende nuk kanë një qëndrim se çfarë do të bëjnë pas arrestimeve të fundit nga SPAK. Lideri demokrat ka thirrur mbledhjen e kryesisë dhe sekretariateve në orën 18:00 për të vendosur për hapat e mëtejshëm. (A2 Televizion)