Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 13:59 | Politikë

Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi se “dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar”.

“Historiku i kësaj mostre, që në kod, ligj dhe në Kushtetutë kishte detyrim sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, është tipik në përzgjedhje, në qëndrime i një padrinoje. Edi Rama merr një person të shkarkuar nga detyra nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës dhe e emëron në një akt të pashembullt në histori në krye të SHISH. Për të njëjtat motive që kjo, mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua që ta rëndoj gojën sepse rasti është më i turpshmi në histori, mediat e botës kanë dy lajme kryesore që ta dini, sigurisht kanë fjalimin e presidentit Donald Trump në OKB, por sigurisht në të katër anët e botës është edhe lajmi i Vlora Hysenit. Lajmi i turpshëm i Vlora Hysenit! Edi Rama, sapo u bë publik skandali, sepse ju duhet të jeni të sigurt se ai ka qenë i informuar, ai dhe jo vetëm ai, urdhër arresti për drejtuesen e SHISH, shërbim që funksionon në një sistem bashkëpunimi të ngushtë në kuadrin e NATO-s, shërbim që në traditën e tij, ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë më kryesorë në fushën e sigurisë, shërbim real dhe me kontribute të pamohueshme. Pra, përpiqet ta paraqesë sot me ca transkripte si një aferë dashurie (love affair)”, tha Berisha, shkruan A2.

“E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës. Lexoni transkriptin, pres nesër nga Skënderi se mos ka ndonjë porosi nga kryeministri. Kryeministri, porositë Skënderit do ia jepte për Agasin. Për gjë tjetër nuk ka pse merrte shefja e shërbimit porosi nga Skënderi”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos