Berisha, mesazh para protestës: Mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike

Nga A2 CNN
6 Tetor 2024, 16:20 | Politikë

Teksa të hënën opozita pritet të protestojë në orën 18:00, Sali Berisha pati një mesazh për qytetarët, të cilët i ftoi të marrin pjesë masivisht në reagimin kundër regjimit të Ramës, siç e cilëson ai.

Berisha paralajmëroi se mosbindja civile nis nga kjo e hënë dhe nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike.

Sipas tij, mazhoranca nuk i ka lënë rrugë tjetër opozitës dhe e vetmja përgjigje është reagimi i fortë qytetar, shkruan A2.

“Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani.

Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi. Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë. Nuk ka dinjitet, kur paranë e fituar me ndershmëri dhe lodhje, të vidhet me taksa. Të vidhet me gjoba të tepruara. Dhe këto para më pas shkojnë në fluturime me avion taksi të Edi Ramës. Shkojnë në oborre përrallore 4 milionë euro, në zyrën e Edi Ramës. Shkojnë në ndërtimin e hoteleve luksoze të Erion Veliajt. Shkojnë në xhepat e bashkëshortit strategjik të Olta Xhaçkës. Nuk ka dinjitet miq, kur trafikanti me krahët e mbrojtura nga narko policia, të kanosët si të ishte padroni yt. Kur qytetari jeton si skllav, mezi shtyn muajin. Ndërsa Edi Rama ministrat dhe trafikantet e tyre jetojnë si mbret”, tha Berisha ndër të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos