"Berisha në burg…” reagon kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 11:06 | Politikë

Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve  në lidhje me thirrjet dhe pankartat “Rama n’burg, Berisha n’burg” të shfaqura në protestën që vijon prej 15 ditësh në bulevardin dëshmorët e Kombit. Sipas tij kjo është opozita e opozitës që mendon se duke luftuar opozitën e vërtetë do ta zëvendësojë atë. Berisha theksoi se opozita s'i ka zënë vendin askujt dhe i ftoi qytetarët dhe demokratët të marrin pjesë masivisht në protestë.

“Kjo është opozita e opozitës që mendon tani se në këtë mënyrë, duke luftuar opozitën e vërtetë, do mund të zëvendësojë atë, por opozita s'i ka zënë vendin askujt. Ndaj dhe i ftoj qytetarët, të rinjtë, demokratët të marrin pjesë sa më masivisht në këtë protestë, të mos ndikohen nga një slogan i opozitës së opozitës, e që është e vërteta dy tre sorosianëve. Të jemi të mirëkuptuar.  Jo, s'ka nevojë t'i them unë, i gjeni vetë aty.  Ndaj dhe unë përshëndes shumë përzemërsisht ata qindra, mijëra qytetarë dhe të rinj të cilët në fakt po çlirojnë këtë vend nga diktatura më e shëmtuar, në disa aspekte edhe më e dëmshme sesa ajo e totalitarizmit, sepse kjo ka përzënë 1 milion e 300-400 mijë shqiptarë në 10 vite.  Dhe ky është një dëm i tmerrshëm, që do të paktën në një kurs normal 40 vite, minimumi 40 vite për t'u kompensuar. Dhe për këtë Edi Rama, ky është një gjenocid i mirëfilltë. Genocid i mirëfilltë sipas konventës së OKB-së dhe Edi Rama meriton të gjykohet për gjenocid”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos