Berisha në "Debat": Opozita duhet të bashkohet kundër Ramës, ekonomia kryefjalë e fushatës

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 23:15 | Politikë

Nga studio e Debat në A2CNN, kreu i Partisë Demokratike shtriu dorën e bashkëpunimit për të gjithë opozitarët, për t’u bashkuar kundër Edi Ramës.

Siç tha Berisha, çdokush duhet që të kapërcejë ndasitë për të arritur qëllimin e rrëzimit të Ramës nga pushtetit. 

Teksa zgjedhjet po afrojnë, lideri demokrat pohoi se kryefjalë e Partisë Demokratike do të jetë ekonomia. 

“Ekonomia kryefjalë e PD, të kthehemi te qytetari”. 

Por përveç premtimeve për rritje rrogash dhe pensionesh, Berisha premtoi se do të publikojë të dhëna për ministrat, që sipas tij janë të përfshirë në afera. 

Berisha pohoi se opozita do të vijojë të ketë të hapur frontin e mosbindjes civile, për të arritur qëllimin e opozitës për qeveri teknike para zgjedhjeve të 11 majit. 

Nga studio e A2CNN, Berisha zbuloi dhe detaje nga protesta e së hënës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos