Në një editorial të përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç propozuan një qasje të re strategjike për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Në thelb të propozimit të tyre qëndron ideja e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit. Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse. Për kryeministrin Rama dhe Presidentin Vuçiç, kjo formulë do të mundësonte përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së.
Sipas akademikut Artan Fuga, i ftuar nw studion e e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, “kjo wshtw shumë e rrezikshme”.
“Ajo është një utopi e paralizueshme kurrë. Nuk dua të jap gjykime morale apo të nisura nga frymëzime patriotike. Po e marr këtë artikull të botuar, të nënshkruar nga Rama dhe Vuçiç si një gjë normale. Unë s'jam dakord me atë që tha zëvendëskryeministrja e Kosovës, që marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tiranës kalojnë nëpërmjet Prishtinës. Wshtw shumë ajo. Patjetër duhet mbajtur parasysh elementi kosovar, por të thuash që çdo marrëdhënie që ka Shqipëria me Beogradin duhet të kalojë patjetër nga Prishtina, është pak si shumë. Megjithatë, pse në konceptin tim nuk është realizëm kjo që zoti Rama përmend edhe në publik, edhe në televizionet shqiptare. Për dy arsye të mëdha. Kjo bie në kundërshtim me parimet e ndërtimit të Bashkimit Europian, ku secili nga vendet, duke pasur komisionerin, duke pasur të drejtën e vetos, ruan sovranitetin. Dhe Europa është e ndërtuar jo mbi bazë federaliste që të humbw sovranitetin. Ështw e ndërtuar mbi këtë parim bazë që secili duke thënë që shiko, nëqoftëse unë nuk kam vullnetin që një vendim të merret, ju të gjithë jeni detyruar të ma njihni këtë vullnet për zgjedhjet dhe për zgjidhjet e rëndësishme. Kjo nuk është një e drejtë sekondare diku në periferi”, tha Fuga.
(A2 Televizion)