Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një seri takimesh gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Gjermani, ku ka marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin.
Takimi më i rëndësishëm i Berishës ishte ai me kandidatin për kancelar të CDU-së, Frederic Merz, ndërkohë që ditën e sotme, ai ka publikuar foto nga takimet e tij me disa zyrtarë europianë.
Gjatë vizitës, Berisha u takua me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Ëüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.
Gjithashtu, ai zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Ëegner.
Kujtojmë se për këtë udhëtim në Gjermani Berisha mori leje nga SPAK, në mënyrë që të mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, pas vendosjes së masës ‘detyrim paraqitje’.
Kjo shënon vizitën e parë jashtë Shqipërisë për Berishën që nga heqja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)