Celibashi bën bilancin: Numri i votuesve të diasporës që KQZ u ka miratuar kërkesën për të qenë pjesë e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 11:37 | Politikë

Celibashi bën bilancin: Numri i votuesve të diasporës që KQZ

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë publik numrin e shqiptarëve të diasporës që kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, numrin e atyre që janë regjistruar nga KQZ në zgjedhje dhe numrin e atyre që u është refuzuar kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi deklaroi se në total janë 116 mijë e 190 zgjedhës që kanë bërë kërkesë për regjistrim.

Po ashtu ai bëri të ditur se janë 86 mijë e 570 zgjedhës të cilëve iu është miratuar kërkesa për të qenë në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë dhe 25 mijë e 401 qytetarë që u është refuzuar kërkesa.

Po ashtu Celibashi tha se KQZ i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Ky buxhet do u vijë në dispozicion subjekteve politike shumë ditë para nisjes së fushatës zgjedhore. Por përsa i përket votimit nga jashtë, aty kemi të dhënat më të fundit në lidhje me procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Janë 116 mijë e 190 zgjedhës që kanë bërë kërkesë për regjistrim. Pra zgjedhës unikë, jo kërkesa. Ky është numri i atyre që kanë paraqitur kërkesë. 140 mijë e 796 është numri i kërkesave, që do të thotë se disa prej këtyre zgjedhësve kanë paraqitur më shumë se një kërkesë. Janë 86 mijë e 570 zgjedhës të cilëve iu është miratuar kërkesa për të qenë në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë.

Ndërsa zgjedhës që u është refuzuar kërkesa për të qenë në listën e zgjedhësve është 25 mijë e 401. Shifra prej 49 mijë e 959 është numri i kërkesave të refuzuara, pra aty përfshihen edhe rastet që iu është refuzuar më shumë se një herë kërkesa”, tha Celibashi, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos