Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 10:39 | Politikë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ka akuzuar Altin Dumanin, duke thënë se ai qëndron në krye të asaj që e quajti “amnisti e krimit elektoral”.

“PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama”, tha Berisha, shkruan A2.

“Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos