Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministrin Edi Rama e rrëzojnë vetëm protesta dhe lëvizje të qëndrueshme, ku qytetarët të mos largohen nga sheshi.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku tha se opozita do të shkojë drejt këtyre protestave të qëndrueshme, shkruan A2 CNN.
Berisha tha gjithashtu se qeveria e Ramës është e lidhur me bandat kriminale dhe sipas tij, besimi i qytetarëve është vetëm te opozita.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, jemi këtu, jemi në emergjencë, jemi në provën e guximit tonë.
Nuk ikën ai, po nuk u ngritëm ne, harrojeni.
Ai do fillojë, unë udhëheqësi i reformës, do vahzdojmë reformën.
Jo, tani do flasim ne.
Tani do flasim.
Por kësaj here, beteja jonë është me sakrifica.
Beteja jonë është me përballje.
Nuk mund të tërhiqemi ne.
Jo, kjo është prova jonë e madhe.
Përsëri, besimi i shqiptarëve është tek ne, se në qoftë se nuk do na shihte për të qenë, nuk do na votonte fare, do na shuante.
Por a kemi bërë ne përpjekjen finale për rrëzimin e tij?
Jo, nuk e kemi bërë.
Ne kemi bërë shumë protesta.
Mirë kemi bërë, kemi treguar, të themi, muskuj.
Kemi bërë lëvizje, por nuk ishin ato që mund të rrëzonin Edi Ramën.
Jo, Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më.
Ajo lëvizje.
Dhe ne do e bëjmë atë lëvizje.
Ne do ta kemi shumë të qartë.
Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që diversifikohet me greva, me protesta, me demonstrata, me greva urie, me të gjitha format.
Tani jemi në të drejtën e Zotit.
Tani kemi ligjin ndërkombëtar që thotë se zgjedhjet i ka dhunuar.
Kemi ligjin kombëtar që thotë se zgjedhjet i bëri farsë.
Kemi përpjekjet e tij të çmendura për të kontrolluar gjithçka në këtë vend.
Dhe së fundmi, peng i Lubi Ballukut.
Është peng.
E dëgjuat ju dje një dosje tjetër që doli?
A e dini se çfarë është ajo?
Ajo është dosja më e pashembullt në historinë e një shteti.
A mund të imagjinoni ju, një agjenci kombëtare që varet direkt nga Këshilli i Ministrave? AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, ku në një hark kohor 6-mujor të merren peng një biznesmen dhe një ish-zyrtar.
Të merret peng ish-ortaku i baxhanakut, i kunatit të Linda Ramës, të Linda Ramës, dhe asnjë prej nesh të mos dijë asnjë fjalë se është marrë peng.
Të mos ketë asnjë njoftim. Asnjë njohuri.
Marrë peng në bashkëpunim me policinë, dërguan në bodrumet e kriminelit Suel Çela, torturuar gjer për vdekje, urdhëruar që brenda orësh të tërheqë të gjithë ankesat për tenderat e Spakut, dhe lëshuar në një pyll, gjysmë i gjallë dhe gjysmë i vdekur, dhe përfundon në Gjermani ku rrëfen të gjithë të vërtetën e AKSHI-t, krenarisë së Edi Ramës.
Fatmirësisht, prokuroria gjermane i sjell të dhënat, se ajo ishte ngjarje nga më tronditëset.
Prisni, tre muaj pas këtij, po këtë nuk e mori vesh, kaq sekret... po pse kaq sekret?
Se në krye të policisë është një kriminel më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri dhe ky e ka emrin Ilirjan Proda.
Edi Rama për të ka hequr dy ministra, ta dini këtë dhe ta dinë shqiptarët.
I ka hequr se u ka thënë, ju nuk keni asnjë punë për policinë, ata pra kishin çelësat e kashtës. Haptas, se kemi Prodën aty. Një kriminel.
Një javë më parë, ta dinë shqiptarët, një Igli Haxhiaj, një oficer i antiterrorit, ka dëshmuar se të gjitha që kam bërë, i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Dalim pak tek pengu tjetër i kopshtit privat të Edi Ramës.
Pengu tjetër, Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, sipërmarrjes familjare të Edi Ramës.
Danielin, shkon kjo Mirlinda në Skap, e pyesin nja shtatë-tetë orë, ka mundësi të ketë dekonspiruar ndonjë, nuk kam të dhëna, por sa del nga Skapi, drejt e në zyrë firmos shkarkimin e Danielit.
Danieli del në punë të vet, një ditë prej ditësh e rrëmbejnë në mes të bulevardit, me të njëjtën skemë, me skemën që u rrëmbye Gerondi.
E rrëmbejnë dhe e marrin, atë e shpëtoi Zoti se bëri një mesazh, që më rrëmbyen njerëz me uniformë, megjithatë e marrin dhe e çojnë në bodrumet e Suelit, Sueli e bën për vdekje, kthehet dhe shkon në shtëpi dhe gjer sot nuk ka një njeri të ketë folur me të një fjalë, as polic, as prokuror, askush.
Pse? Sepse krimi shtë kryer nga familja.
Sepse Ergys Agasi është organizatori.
Ergys Agasi, siç organizoi rrëmbimin e Gerondit, organizoi rrëmbimin e këtij tjetrit.
Çfarë do bëjmë ne?
Do presim të rrëmbejë një nga një njerëzit ky?
Jo, absolutisht.
Tani është fundi. (A2 Televizion)