Berisha: Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz të klaneve Rama-Xhafaj

Nga A2 CNN
11 Janar 2025, 12:23 | Politikë

Berisha: Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz të klaneve

Në takimin me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se janë mbledhur në këtë tryezë për të ngritur zërin që të shpëtohet ky qytet, pasuri e njerëzimit. Sipas tij, pogradecarët nga gjithë banorët e tjerë të brigjeve dhe zonave turistike, kanë qenë shërbëtorët më të mirë të trashëgimisë së tyre. “Këta bënë që qyteti i tyre të vlerësohet nga UNESCO bashkë me liqenin dhe ti jepet nderimi më i lartë”- u shpreh Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit u shpreh se nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, kullat që po ndërtohen do të vazhdojnë gjer në Tushemisht, dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin. “Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë  lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës”- u shpreh Berisha.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se, kontrollon çdo leje ndërtimi, si dhe përcakton se kush do ti marrë lejet, si do të bëhet shpronësimi i tokës etj. Sipas Berishës, paratë për kullat që ndërtohen në Shqipërisë vijnë nga baronët shqiptarë të drogës që ndodhen në Dubai dhe në Amerikën Latine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos