Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 12:58 | Politikë

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon

Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, theksoi se protesta e 28 shkurtit do të jetë ndryshe.

"E shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve. Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj", tha Berisha.

"Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren. Por, e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët", shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos