Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 19:18 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beirsha tha se protesta e të shtunës ka si objektiv kryesor mesazhin ndaj Edi Ramës, që ai duhet të largohet nga drejtimi i vendit.

“Kryengritja paqësore sot ka formën e një marshimi revoltë, proteste, në rrugët e Tiranës, për të shprehur zemërimin popullor për të shprehur zemërimin ndaj kreut të organizatës kriminale, qeverisë shqiptare, dhe kreut të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, por 30 Lubi të largosh, do jesh ti objekti kryesor i revoltës popullore. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit është përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur lëkurën”, tha Berisha, përcjell A2 CNN. “Asgjë nuk e shpëton nga revolta popullore”.

Berisha shpjegoi edhe itinerarin e zgjedhur për të shkuar nga Kryeministria te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. “Shkojmë për t’i thënë se aq sa ka ditë Edi Rama, ke edhe ti. Një mercenar i tij. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi. Nuk shkojmë për policët e thjeshtë. Por i shkojmë atij banditi që përbën një nga njerëzit më të rrezikshëm të këtij narkoshteti”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos