Berisha replikon me Ballën: “Të fortët” janë patronazhistë. Shoferi s’u arrestua se ishte terrorist i votave!

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 18:30 | Politikë

Berisha replikon me Ballën: “Të fortët” janë

Duke replikuar me Taulant Ballën në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se “të fortët” janë patronazhistë të PS-së.

Duke iu referuar tragjedisë së Durrësit ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje me makinë dy fëmijë, ndërsa ishte i dehur në timon, Berisha thekson se ai duhej arrestuar 10 herë, por nuk u vu në pranga sepse sipas kryedemokratit ishte “terrorist i votove”.

Të bësh teorira se të fortit, po kujt janë të fortit mor? Të fortit janë patronazhistë të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, po s’desha të zgjatem në këtë pikë, dhe nuk u arrestua asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që s’i bën dot zap policia. Por ka polici të bërë zap nga të fortët e partisë, kjo është e vërteta”, tha Berisha, raporton A2CNN.

Më herët kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, iu drejtua Policisë së Shtetit duke theksuar se  “të fortët e lagjeve” duhen bërë shembull, dhe nuk kanë pse të kenë patentë.

Si Balla ashtu edhe deputeti socialist Erion Braçe theksuan sot nevojën e ndryshimeve në Kodin Penal, duke u shprehur se nuk duhet të mjaftohemi vetëm me heqjen e pikëve në patentë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos