
Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e mbajtura sot për kreun e selisë blu me mbi 37 mijë vota pro.
Kryedemokrati Sali Berisha ishte i vetmi kandidat në garë, ndërsa e kishte cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.
Procesi nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rang vendi.
Albana Vokshi, duke lexuar rezultatet e referendumit, u shpreh: "Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon. Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441. Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902. Vota të pavlefshme 539. Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341. Vota kundër 1,055. Vota abstenim 506. Suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike". (A2 Televizion)