Berisha rikthehet në selinë e PD-së pas 11 muajsh: Shtruam rrugën drejt pushtetit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 14:04 | Politikë

Berisha rikthehet në selinë e PD-së pas 11 muajsh: Shtruam

Pas gati 11 muajsh, Sali Berisha u rikthye këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike, pasi gjykata i hoqi masën “arrest shtëpie”.

Ai u prit në seli nga qindra qytetarë, ndërsa mbajti një fjalim para tyre. Sali Berisha u shpreh se tashmë është shtruar rruga për të sjellë PD-në në pushtet, ndërsa nuk mungoi as ironia për Yuri Kim.

“Ne i fituam betejat dhe kjo vetëm fal jush dhe miqve tanë. Sa fitore arritëm këtë vit. E kemi shtruar rrugën që do të sjellë PD-në në pushtet dhe opozitën shqiptare. Na përçanë e u bashkuam. Të gjithë deputetët sot janë bashkë, janë në këmbë. Na hodhën barin, ua kthyem në grazhd. Na vodhën flamurin, por ne e rifituam atë. Na izoluan, por ne sot kemin përkrahjen më të madhe që kemi pasur ndonjëherë.

U përpoqën të blejnë heshtjen e Berishës, por këtu u bënë qesharak me veten e tyre, por a mund të blihet heshtja e Sali Berishës?! Nga sot dritën e rrugës së Sali Berishës do ta përhapim. Kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për ne, vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, kjo arritje do t’iu shërbejë brezave si një burim inspirimi”, tha Berisha.

Në fund, Berisha kërkoi edhe njëherë qeverinë teknike, duke thënë se është rruga e vetme për kryeministrin. “Rama ka vetëm një rrugë, qeverinë teknike. Pse ka frikë Rama nga vota e lirë. Sot ishte një fitore, por kemi akoma shumë punë përpara”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos