Berisha: Shqiptarët panë listën e PD dhe ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, koalicionin e fitores në 11 Maj

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 12:54 | Politikë

Berisha: Shqiptarët panë listën e PD dhe ‘Aleancës

Sali Berisha, në një dalje para mediave, deklaroi se në listën e "Aleancës për Shqipërinë Madhështore" ka politikanë "me eksperiencë dhe të përkushtuar, promotorë të kauzave të drejta dhe të mëdha të qytetarëve shqiptarë".

"Panë në listën e koalicionit të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ djem, vajza, burra dhe gra që kanë bërë një qëndresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit, dhe jo vetëm narkoshtetit, por dhe mafies më të rrezikshme të planetit, mafies sorosiane. Betejë kjo, për dinjitetin kombëtar. Betejë kjo, për familjen dhe vlerat e saj. Betejë kjo, për sovranitetin e vërtetë të brendshëm të një vendi. Shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të tyre, të cilët në një seri të pafundme denoncimesh i bënë autopsi regjimit më të korruptuar të Europës, dhe ndër më të korruptuarit në botë. Bënë avokatinë e interesit publik në parlament dhe kudo", deklaroi Berisha, shkruan A2.

"Shqiptarët panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonjëherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu. Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora. Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos