Shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 08:46 | Politikë

Shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate pranë Postës së Kosovës në Zveçan, ku janë hedhur dy granata. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, njëra nga granatat ka shpërthyer, ndërsa e dyta është neutralizuar në mënyrë të kontrolluar nga ekipet përkatëse. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ky incident vjen në një kohë të tensionuar në veri të vendit, ku institucionet e sigurisë po monitorojnë nga afër situatën.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet dhe përgjegjësit e këtij akti, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos