“Pse na i more edhe ata të FRPD?”- Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk u bënë socialistë, ja pse mu bashkuan

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 09:24 | Politikë

“Pse na i more edhe ata të FRPD?”- Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar mëngjesin e sotëm me serinë e diskutimeve “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale, ku bashkëbisedon me qytetarët.

Teksa ishte duke folur, Rama lexoi një pyetje të një komentuesi, i cili i drejtohej kryeministrit duke i kërkuar llogari se përse ky i fundit i mori PD-së edhe të rinjtë e FRPD-së, pas një foto që kryetari i PS publikoi me një grup të rinjsh nga Vlora.

Rama iu përgjigj komentuesit duke i thënë se ata që ai takoi nuk u bënë socialistë, por sipas tij, ata janë pozicionuar për të dhënë mesazhin e tyre se nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete.

Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë”, tha mes të tjerash Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos