Nga Greqia në Itali, Rama njofton takimin e radhës me diasporën

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 08:36 | Politikë

Nga Greqia në Itali, Rama njofton takimin e radhës me diasporën

Kryeministri Edi Rama në një video “live” në rrjetet sociale këtë të martë bëri të ditur se nga Athina takimi i radhës do të jetë me shqiptarët e Italisë.

“Me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare. Kemi një takim me diasporën në Itali. Të gjithë shqiptarët jashtë vendit, atyre të Greqisë, të Europës, ky është momenti ynë i përputhjes së fateve”, tha Rama.

Më herët, A2 CNN kishte raportuar se Edi Rama do të udhëtojë për në Milano më 13 prill.

“Me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare. Kemi një takim me diasporën në Itali. Të gjithë shqiptarët jashtë vendit, atyre të Greqisë, të Europës, ky është momenti ynë i përputhjes së fateve”, tha Rama.

Më tej, ai u shpreh se më 11 maji edhe Brukseli do të marrë një mesazh nga shqiptarët. “Ne po i japim një mesazh shqiptarëve dhe po përpiqemi që t’i japim një mesazh Brukselit. Më 11 maji, edhe Brukseli do të marrë një mesazh se një shumicë shqiptarësh kërkojnë anëtarësimin. Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë, ne duam të hyjmë në BE tani dhe me këtë mesazh e mandat, unë dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument shumë më të fortë për të nxitur procesin. Kjo është një luftë politike e diplomatike nga të katër anët”, tha Rama.

U kopjua programi? “Kjo është gjëja më qesharake në botë sikur bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua sikur bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte! Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, ata nuk deklarojnë pagën e vërtetë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos