
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, u betua sot para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Vokshi merr vendin e Holta Zaçajt, mandati i së cilës kishte përfunduar që në muajin prill.
Gjykata e Lartë e shpalli Asim Vokshin fitues për zëvendësimin e Zaçajt, por ky rezultat u kundërshtua nga kandidatja tjetër, Naureda Llagami.
Ajo argumentoi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese se një votë e shpallur e pavlefshme duhej t’i ishte llogaritur asaj, çka do ta rendiste fituese për postin e gjyqtares kushtetuese. (A2 Televizion)
