Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 00:01 | Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, deklaroi se pensioni “do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030”.

“Buxheti 2026, pjesën më të madhe të zërit të saj e ka për mirëqenien e qytetarëve. Pensionistët do të marrin bonus në janar. Pensioni urban do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra deri më 2030. Pensionet e pjesshme urbane do kenë rritje prej 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe çdo lloj pensioni tjetër do ketë rritje. Pensioni rural do arrijë 180 mijë lekë të vjetra më 2030”, tha Ibrahimaj, shkruan A2.

Ajo shtoi se “bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar”.

“1.7 miliardë euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, rreth 50 milionë euro për çdo vit. Të ndalem edhe tek pagat. Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë nga janari 2026. Në vitin 2030, paga minimale do shkojë 700 mijë lekë”, deklaroi më tej Ibrahimaj.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos